Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit.
“I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com