Të shtëna me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 20:00 kanë pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e Policisë nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Bëhet e ditur se në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast.

Polciia është duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. /Insajderi.com