
Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi, kanë ndodhur para pak orësh në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se nuk ka të lënduar nga ky rast.
Sipas tij ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme, rreth orës 10:50, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Ju njoftojmë se me 8.11.2020, ora 10:48, në rr.Arbnor e Astrit Dehari në Prishtinë, ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim të vktimës m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com