
Nga qyteti i Lezhës janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Burime nga blutë e këtij qyteti thonë se një person është plagosur i identifikuar si Odise Simoni 30 vjeç, njofton Insajderi.
Personi i plagosur është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Të njëjtat burime thanë se autori i plagosjes është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. /Insajderi.com