
Të shtëna me armë ka pasur në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit”, të martën në Mitrovicë.
Ngjarja që ka ndodhur gjatë orës 22:00 nuk la ndonjë person të lënduar.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhojë. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai. /Insajderi.com