Të shtëna me armë zjarri në Pejë, dyshohet për një të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, dyshohet për një të vdekur

Një person dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka vdekur si pasojë e disa të shtënave që kanë ndodhur sot, e martë, në Pejë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 15:36 në rrugën “Gjin Gazuli”.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se ë3shte qëlluar me armë zjarri”, tha Gashi, duke shtuar se detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë./Insajderi.com