Të shtëna me armë zjarri në Podujevë – Dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë – Dy të plagosur

Dy persona janë lënduar si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Podujevë, njofton Insajderi.

Ashtu siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në një veturë e cila ishte e dëmtuar.

Ndërkaq, personat e lënduar që po trajtoheshin në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Podujevës, janë dërguar më pas në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm.

Tre personat që dyshohet se ishin të përfshirë në këtë rast dhe i dyshuari i katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarje.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Gjithashtu është arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar. /Insajderi.com