Të shtëna me armë zjarri në Podujevë – Një person në kërkim

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë – Një person në kërkim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Policisë së Kosovës, nga ky rast nuk ka të lënduar, ndërsa një person është shpallur në kërkim.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Prishtinë – Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një veturë e e tipit Passat, një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të një veture Golf, ku ndodheshin katër persona, nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com