
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të mërkurën mbrëma në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasur shkrepje arme”, tha Borovci.
Ai shtoi se policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin./Insajderi.com