
Një person është arrestuar mëngjesin e së shtunës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në Stacionin e Autobusëve në Pejë.
Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Rastin për Insajderi-n e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 9:50 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri te Stacioni i Autobusëve. Menjëherë ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë arrestuar një person që dyshohet se ka shtënë me armë. Nuk ka të lënduar”, tha Fadil Gashi, toger i policisë në Pejë./Insajderi.com