Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri të dielën afër lumit Ibër në Mitrovicë, njofton Insajderi.
Sipas raportimeve në media, viktima ndodhet në spital.
Po ashtu raportohet se ngjarja ka ndodhur afër vijës që ndanë komunën e Mitrovicës së jugut dhe veriut, derisa viktima ishte duke peshkuar në lumin Ibër.
Gazeta Online Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për veriun, por i njëjti ka bërë të ditur se s’mund të prononcohet pasi incidenti ka ndodhur në jug, ndërsa zëdhënësit e këtij të fundit s’janë përgjigjur./Insajderi.com