
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të enjten mbrëma te “Rruga B” në Prishtinë, njofton Insajderi.
Njësitet policore janë parë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk është raportuar për viktima.
Raportohet se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 21:00, por detaje të tjera nuk dihen akoma.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me zyrtarë për informim në Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm./Insajderi.com