
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mbrëmjen e sotme në “rrugën B” të Prishtinës, njofton Insajderi.
Dyshohet se të shtënat ishin në mes disa qytetarëve.
Si pasoja e të shtënave me armë një person ka mbetur i lënduar, ndërsa një tjetër është ndaluar.
Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast dhe do t’iu mbajë të informuar në detaje. /Insajderi.com