Të shtëna me armë zjarri te ‘Rruga B’ në Prishtinë, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri te ‘Rruga B’ në Prishtinë, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mbrëmjen e sotme në “rrugën B” të Prishtinës, njofton Insajderi.

Dyshohet se të shtënat ishin në mes disa qytetarëve.

Si pasoja e të shtënave me armë një person ka mbetur i lënduar, ndërsa një tjetër është ndaluar.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast dhe do t’iu mbajë të informuar në detaje. /Insajderi.com