Një biznesmen në Sarandë ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga sulm me armë, shkruan Insajderi.
Siç raporton ‘Ora News’ i plagosuri është Spiro Iljadhi i moshës 35 vjeçar.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi me inicialet M. J., 33 vjeç.
Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.
Mësohet se autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, i cili ka marrë plagë në bark, ndërsa kalimtari në fundshpinë.
“Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”, njofton kjo media.
Menjëherë pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.
Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, ndërkohë është bllokuar aksi dhe po mblidhen provat materiale./Insajderi.com