Të shtëna në Shkodër, raportohen të plagosur

Të shtëna në Shkodër, raportohen të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës, ndërsa dy persona raportohen të plagosur pas të shtënave me armë zjarri, njofton Insajderi.

Informacionet paraprake thonë se autorët janë larguar me një makinë tip “Audi” të zezë, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe FNSH në vendngjarje kanë rrethuar zonën e quajtur “Fermentim” dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.

Kujtojmë se brenda këtij muaji qyteti verior është tronditur nga disa vrasje./Insajderi.com