Mitrovica e Skenderaj të shtunën do të mbeten pa ujë të pijshëm, përcjell Insjaderi.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.
Arsyeja e ndërprerjes qëndron në faktin se kompania “Ibër Lepenc” e cila menaxhon kanalin e ujit të papërpunuar nga e cila ujësjellësi furnizohet me ujë të papërpunuar do të punojë në vendosjen e ujëmatesit në Stacionin e Pompave në Lushtë.
Kështu të shtunën nga ora 19:00 deri 17:00, qytetarët e këtyre dy komunave nuk do të kenë ujë. /Insajderi.com