Komuna e Prishtinës ka lajmëruar se do të vazhdojë me testimin e alarmit në kryeqytet, njofton Insajderi.
Të shtunën e 3 prillit me fillim nga ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit publik në kryeqytetin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të komunës, testimi ka për tu realizuar me zë, me një tingull të njëtrajtshëm e cila do të zgjat dy herë nga 30 sekonda. /Insajderi.com