Të shtunën protestë kundër taksës rrugore në “Rrugën e Kombit”

Të shtunën protestë kundër taksës rrugore në “Rrugën e Kombit”

Vendimi i Qeverisë Rama për të taksuar automjetet të cilat e shfrytëzojnë “Rrugën e Kombit” ka nxitur reagime të shumta si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë.

Çmimi prej 5 eurosh për një drejtim është cilësuar si mjaftë i lartë, është kundërshtuar dhe është kërkuar që të jetë një çmim më i arsyeshëm.

E lidhur me këtë çështje është paralajmëruar edhe një protestë.

Qytetarët e Kukësit do të protestojnë të shtunën me 31 mars në orën 11:30  tek ‘Tuneli i Kalimashit’, ku do ta kundërshtojnë këtë vendim, për të cilin konsiderojnë se dëmton qytetarët shqiptar dhe ata kosovar.

Në arsyetimin e kryeministrit Rama është thënë që paratë e grumbulluara nga kjo taksë do të shfrytëzohen për mirëmbajtjen e ‘Rrugës së Kombit’.

Ish-kryeministri Berisha ndërkohë e ka kundërshtuar këtë vendim duke e quajtur si taksa ‘Edvin’.