“Të vdesësh vetëm…” gruaja rrëfen lamtumirën e trishtë me nënën

“Të vdesësh vetëm…” gruaja rrëfen lamtumirën e trishtë me nënën

Një prej gjërave më të trishta lidhur më Covid-19 është se njerëzit po vdesin të vetmuar, pa të dashurit e tyre pranë. Familjarët dhe miqtë nuk mund të afrohen pasi rrezikojnë të infektohen. Michelle Bennett, nga Uashingtoni, tregon se çdo të thotë t’i japësh lamtumirën nënës në distancë.

Rrëfimi i saj përloti edhe gazetaren e CNN.

“Ata e dinin se nuk mund të ishim me të. Mund ta dalloja emocionin dhe frustrimin te mjekët. Në fund, një infermiere e quajtur Tatyana më telefonoi rreth orës 10 të mbrëmjes për të më thënë se frymëmarrja e nënës kishte ndryshuar dhe se me shumë mundësi nuk do të zgjaste shumë”, tregon Michelle. “Më tha: ‘do të vishem me të gjitha pajisjet mbrojtëse do të shkoj tek ajo dhe do t’i vendos telefonin pranë fytyrës që ti t’i thuash se e do, e t’i japësh lamtumirën’… Thjesht fakti se nuk isha atje ishte shumë prekës. I thashë infermieres: ‘Të lutem a mund t’ia mbash dorën, a mund t’ia përkëdhelësh ballin. A mund të hiqesh të lutem sikur jam unë që ajo të mos ndihet e vetmuar. Pas 10 minutash mora një video telefonatë dhe pashë fytyrën e nënës time.. Munda t’i them asaj se sa shume e dua dhe sa shumë do më mungojë”.