Gjendja e të verbërve në Kosovë

Gjendja e të verbërve në Kosovë

Në Kosovë, 5 mijë persona janë anëtarësuar në shoqatën e të verbërve, ndonëse zyrtarë të kësaj shoqate thonë se ky numër nuk pasqyron gjendjen reale, sepse shumë njerëz ende hezitojnë të paraqiten për shkaqe të ndryshme, përfshirë edhe frikën nga stigmatizimi.

Sipas drejtorit të Shoqatës së Verbërve në Kosovë, Bujar Kadriut, ky komunitet i njerëzve vazhdon të përballet me probleme të shumta.

“Përveç nenit shtatë, i cili njeh të drejtën e kompensimit të verbërisë, tjerat nene absolutisht nuk implementohen. Si e tillë, kjo krijon vështirësi, krijon një lloj pa sigurie”, ka thënë Kadriu.

Kadriu ka pohuar se vetëm 30 persona të verbër janë të punësuar në tëre Kosovën, pa marrë parasysh kualifikimeve të tyre të larta.

Rreth 2200 persona të verbër i gëzojnë ligjit për të verbrit në Kosovë./VOA