Të verbërit po votojnë me anë të alfabetit të Brail-it (FOTO)

Të verbërit po votojnë me anë të alfabetit të Brail-it (FOTO)

Në zgjedhjet lokale që po mbahen të dielën në Kosovë, personat e verbër janë duke votuar përmes alfabetit të Brail-it, përcjell Insajderi.com.

Kjo është hera e parë që kjo kategori mund të kryej votimin në këtë mënyrë, pa ndihmën e personave përcjellës.

Klankosova.tv ka siguruar pamje se si duken fletëvotimet me këtë alfabet.

Fletëvotimi me alfabetin e Brail-it.

Ndryshe, zgjedhjet lokale janë duke u mbajtur të dielën në Kosovë, ku të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe ende nuk është shënuar ndonjë incident që pengon procesin zgjedhor./Insajderi.com