Të vjetrit nuk e lëshojnë LDK-në – Agim Veliu rizgjedhet nënkryetar i parë

Të vjetrit nuk e lëshojnë LDK-në – Agim Veliu rizgjedhet nënkryetar i parë

Të vjetrit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk janë duke lëshuar pozitat e larta brenda partisë. Ata pozitat brenda partisë janë duke i bërë me rotacion. Së fundi Agim Veliu i cili kishte vetëm pozitën e nënkryetarit, sot është zgjedhur nënkrytari i parë i LDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Derisa Veliu para se të mbahen zgjedhjet e brendshme brenda LDK-së, kishte qenë pretendent për kryetar të partisë. Mirëpo ai sot gëzoi vetëm pozitën e nënkryetarit të parë.

Ky vendim është marr sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Përveç Veliut nënkryetare e partisë, duke zënë kështu vendin e këtij të fundit, Vjosa Osmani ka marr edhe pozitën e nënkryetares.

Ndërsa Lutfi Haziri i cili mbante primatin e nënkryetarit të parë të LDK-së, është zgjedhur shef i fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 6 tetor.

Haziri po ashtu ka njoftuar se Lutfi Zharku është zgjedhur Sekretar i financave.

“Vjosa tash ka edhe një pozitë të re në parti, ajo është zgjedhur nënkryetare e partisë, ndërsa sekretar për buxhet është zgjedhur, Lutfi Zharku”, ka thënë sot Haziri.

LDK sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me ç’rast është bërë e ditur që edhe, Agim Veliu është zgjedhur nënkryetari i parë i LDK-së.

Vjosa Osmani gjatë ditë së djeshme është kandiduar për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). /Insajderi.com