Teatër në veri – Drejtori i spitalit: Nuk po mund t’i trajtojmë pacientët

Teatër në veri – Drejtori i spitalit: Nuk po mund t’i trajtojmë pacientët

Drejtori i Spitalit në Mitrovicën e Veriut, Milan Ivanoviq në një konferencë për shtyp e ka vazhduar planin e Vuçiq për të paraqitur kinse në Kosovë ka krizë humanitare.

Në një intervistë, ai ka thënë se trajtimi i pacientëve është bërë më i vështirë për shkak se nuk po lejohet hyrja e mjekëve.

“Autoritetet në Prishtinë kanë ndaluar hyrjen e mjekëve të Mjekësisë së Akademisë Ushtarake .”, u shprehë ai duke shtuar se kjo e rrezikon jetën e pacientëve.

Ai shtoi se shefi i Akademisë Mjekësore Ushtarake, kolonelin Miroslav Vukosavljeviç dhe shefi i sektorit për trajtim Nenad Ratkovic, së bashku me ministrin e mbrojtjes, Aleksander Vulin ishin nisur për të ardhur në Kosovë por hyrja e tyre ishte ndaluar.

“Arritja e tyre është praktikisht e ndaluar, e penguar. Kështu që u pezullua trajtimi i pacientëve tanë për të cilët ishin planifikuar ekzaminimet” – tha Ivanoviç.

Tutje, drejtori i spitalit tha se sjellja e autoriteteve të Prishtinës rrezikon jetën e pacientëve.

Ai po ashtu filloi të bëjë lojëra politike duke thënë se kjo çka po bën Kosova është pastrim etnik.

Në fund shtoi se ka pasiguri por se Serbia po iu ndihmon.