Kauza për të cilën Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë më së shumti zhurmë duke e bllokuar Kuvendin e që bllokoi edhe procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk do të jetë problem për të.
Ai me dekretin e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanin, që i dha atij shtetësinë e bashkë me këtë edhe pasaportën e Shqipërisë që i mundëson atij dhe bashkëshortes së tij, prezantueses së lajmeve, Anita Haradinaj, lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
Haradinaj i cili po pret vendimin e gjykatës franceze për ekstradimin ose jo në Serbi, mori të hënën shtetësinë me një vendim të presidentit shqiptar.
Kosovarët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë pa viza shkaku që Bashkimi Evropian e ka vënë si kusht miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Së fundmi, kryeministri i vendit, Isa Mustafa udhëtoj drejt Brukselit për të kërkuar siç tha ta heqin këtë si kusht për liberalizim të vizave.
Dekreti i firmosur nga Nishani është publikuar në faqen e Presidencës së Shqipërisë dhe mban datën e sotme, 24 prill 2017.
“U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave: Ramush Hilmi Haradinaj dhe Anita Mustafë Haradinaj”, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti i Shqipërisë.
Ramush Haradinaj, ndodhet i ndaluar nga autoritetet franceze që prej 4 janarit të këtij viti./Insajderi.com
Lexo edhe: Beteja e humbur e Gjeneralit