
Banorëve të lagjes “Mati 1” më saktësisht në rrugën “Ndue Perlleshi”, po u rrezikohet jeta çdo ditë.
Trafo e rrymës në këtë lagje është në prag të rrëzimit, kurse telat pothuajse kanë rënë në tokë, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjo po rrezikon çdo ditë banorët e kësaj zone, e sidomos fëmijët që këtë hapsirë e shfrytëzojnë edhe për të luajtur.
Banorët e lagjes i kanë thënë Insajderit se një situatë e tillë është për më shumë se dy javë, përderisa askush s’ka intervenuar.
Më poshtë mund t’i shihni edhe pamjet: