Telekomi i Kosovës shkëput kontratën me Z-Mobile

Telekomi i Kosovës shkëput kontratën me Z-Mobile

Telekomi i Kosovës ka shkëputur sot kontratën me kompaninë telefonike “Z-Mobile”.

Në një konferencë për media kryetarja e bordit, Besa Shatri ka njoftuar se pas gjashtë muajve bisedime të paskukseshme me Z-Mobile kanë shkëputër kontratën

“Bordi i Drejtorëve njofton publikisht se pas një periudhe gjashtëmujore të negociatave palët s’kanë arrit marrëveshje mbi kushtet e reja prandaj sot kryeshefi ekzekutiv bazuar në vendimin e bordit të drejtorëve ka dërguar njoftimin zyrtar për shpalljen e pasuksesshme të negociatave dhe përfundimin e kontratës me Z-Mobile nga data 31 korrik 2019”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Ndërsa Drejtori Ekzekutiv, Bedri Istrefi, ka thënë se me këtë vendim s’duhet të ketë asnjë shqetësim për klientët dhe se ka ftuar edhe punëtorët e Telekomit të ndërpresin grevën e të vazhdojnë punën.

“Në mbledhjen e bordit është marrë vendim të autorizohet kryeshefi dhe në bashkëpunim me ekspertët ligjorë që i kemi pas gjatë procesit në harmoni të plotë me veprimet ligjore, kemi marrë vendim bashkërisht bordi e menaxhmenti që sot gjatë ditës, edhe është njoftuar operatori Dardafon, që pas dështimit të negociatave për gjashtë muaj që kemi pas, ne këtë kontratë e shpallim të përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual”, ka thënë ai. “Klientët e Dardafonit të mos shqetësohen e të mos bien pre e dezinformatave. Bashkë me ARKEP-in po punojmë të implementojmë edhe fazën e tranzicionit që do të zgjatë nga 30 deri 120 ditë. Konsumatorët që kanë shërbimet e tyre,  s’do t’u ndërpriten deri në përfundim të tranzicionit”, ka përfunduar Isterfi.