
Telekomi i Kosovës ka njoftuar se janë përballur të dielën me asnjë sulm kibernetik.
Demantuan raportimet se Telekomit i është hakuar numri i “IP”, përcjell Insajderi.
“Telekomi i Kosovës nuk e ka këtë numër të IP adresave siç pretendohet, ndërsa që në matjet tona të brendshme nuk është vërejtur as edhe një sulm e lëre më ajo që po pretendohet”, thuhet në njoftim.
Ky institucion kërkoi që konsumatorët të mos shqetësohen për shërbimet që marrin nga kompania publike. /Insajderi.com
Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk…
Posted by VALA on Sunday, 28 February 2021