Telekomi rrezikon sërish Arbitrazhin, Istrefi mbështetet në ekspertizën e kompanisë së afërt me Besa Shatrin

Telekomi i Kosovës ndonëse sot njoftojë se ka shkëputër kontratën me kompaninë telefonike “Z-Mobile”. Ajo rrezikon të shkojë sërish në Arbitrash. Burime të Gazetës Insajderi tregojnë se “Dardafon”, do ta padisë sërish Telekomin e Kosovës.  

Telekomi rrezikon sërish Arbitrazhin, Istrefi mbështetet në ekspertizën e kompanisë së afërt me Besa Shatrin

Telekomi i Kosovës duke u mbështetur në ekspertizën e kompanisë “Mazars”, nga Shqipëria e cila kishte marrë obligime për të rekomanduar vazhdimin apo mos vazhdimin e kontratës me “Z-Mobile”, sot doli në një konferencë për media ku njoftoi se kontrata 10 vjeçare që kishte me “Dardafon”, nga sot nuk do të vazhdojë.

Kjo kompani e cila u pagua dhjetëra mijëra euro, ka qenë partnere në projekte auditimi me kompaninë “Audit Conte”, që është në pronësi të Ymer Shatrit, babait të Besa Shatri-Berishës, kryetares së bordit të Telekomit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Drejtori Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi i pyetur nga Insajderi në konferencën e sotme, se a do të jenë të gatshëm të përballen me një proces të ri në arbitrash. Istrefi tha se ka mbështetjen e ekspertizës së jashtme ligjore.

“Na jemi të gatshëm në çdo moment, në çdo formë, në cdo rrethanë, te gjitha veprimet që i kemi marr i kemi marr me kondinent te plote me ekspertize te jashtme ligjore qe e kemi angazhua dhe ekspertizën e jashtme financiare”, ka thënë Istrefi.

Mirëpo, burime të Gazetës Insajderi tregojnë se “Dardafon” do ta përgaditë sërish një padi për Telekomin e Kosovës.

Ndërmarrja publike dhe Z Mobile kishin nënshkruar marrëveshje në janar të vitit 2009 me të cilën “Z Mobile” bëhej operator virtual i Telekomit.

Mospajtimet mes këtyre palëve përfunduan në Arbitrazh. Si rrjedhojë, këtë vit, 10 vite pas marrëveshjes, Telekomi gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z Mobile.

Insajderi para një muaji kishte shkruar për kompaninë private që ishte angazhuar nga Telekomi për të vendosur pro apo kundër marrëveshjes me Z-Mobile.

Insajderi ka zbuluar se “Telekomi i Kosovës”, ka lidhur marrëveshje me një kompani auditimi, e cila ka marrë obligime për të rekomanduar vazhdimin apo mos vazhdimin e kontratës me “Z-Mobile”.

Është paguar dhjetëra mijëra euro kompania “Mazars”, nga Shqipëria për të kryer këtë punë.

Kjo kompani ka qenë partnere në projekte auditimi me kompaninë “Audit Conte”, që është në pronësi të Ymer Shatrit, babait të Besa Shatri-Berishës, kryetares së bordit të Telekomit të Kosovës.

Shatri Berisha është bashkëshortja e deputetit të AAK-së, Bekë Berishës. Faktet publike tregojnë se kryesindikalisti Balaj është mik i deputetit Berisha.

Megjithatë, burimet brenda ndërmarrjes publike dëshmojnë se ai është thjesht një vegël e deputetit të AAK-së brenda “Telekomit të Kosovës”. /Insajderi.com