Televizioni rus publikon storje për Kosovën

Televizioni rus publikon storje për Kosovën

Mediumi Russia Today ka publikuar një storie nga shteti ynë.

Rusët kanë shkruar për edicionin e 69’të të hedhjeve nga Ura e Fshejtë në Gjakovë. Ata kanë shkruar për guximin e hedhësve, madje edhe kanë përmendur emrin Drini i Bardhë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka ironizuar me këtë postim të mediumit rusë RT.

“Mbikqyrësit e RT duhet të jenë në pushim”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Tëitter.

“Ata si duket kanë publikuar një stroje të mirë për Kosovën”

Në postimin e RT shihet videoja se si 14 kërcyes guximtarë kërcejnë nga ura e lartë 22 metra. Kjo garë tradicionale gjithmonë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Serbët kanë reaguar me komente të shumta në postimin e RT’së, duke sharë dhe ofenduar.