Televizioni serb raporton se Kosova dhe Turqia nuk do të dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre

Televizioni serb raporton se Kosova dhe Turqia nuk do të dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre

Turqia nuk do të marrë masa kundër Rusisë, pas rastit të helmimit të ish-agjentit të dyfishtë në Britani të Madhe, ndërsa as Qeveria e Kosovës nuk do të dëbojnë diplomatët rusë, me rastin e çështjes Salisbury, raporton televizioni serb N1.

Kjo deklaratë Erdogan vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ku Turqia është anëtare, kanëdëbuar diplomatët rusë në përgjigje të helmimit të agjentit rus Sergei Skripalja në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne nuk planifikojnë veprime të ngjashme vetëm për shkak se disa vende kanë marrë masa në bazë të një pretendimi,” tha Erdogan, transmeton gazeta Hurriyet.

Erdogan ka marrëdhënie të mira me homologun e tij rus Vladimir Putin, ndërsa marrëdhëniet e Turqisë me vendet perëndimore janë përkeqësuar që një vit e gjysmë.

Putin dhe presidenti iranian Hasan Rohani do të vizitojnë Turqinë gjatë negociatave mbi Sirinë në fillim të prillit.

Edhe Zyra e Presidentit të Kosovës refuzoi të diskutojë statusin e zyrës ruse në Prishtinë dhe anëtarëve të saj, derisa përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk thanë nëse ata do të dëbonin diplomatët rusë.

“Ministria e Punëve të Jashtme po monitoron nga afër zhvillimet në lidhje me këtë incident dhe do të marrë të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët e saj”, raporton Koha.