Temperatura deri në 30 gradë Celsius sot

Temperatura deri në 30 gradë Celsius sot

Mot i nxehtë dhe me pak vranësira pritet të mbajë këtë të diel, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se gjatë ditës së sotme parashihet të ketë intervale të gjata me diell.

Ndërkaq, temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi një deri në shtatë metër për sekond. /Insajderi.com