
Mot shumë i nxehtë dhe me vapë pritet të mbajë edhe sot në Kosovë, njofton Insajderi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese.
Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, njofton IHMK. /Insajderi.com