Temperaturat në Kosovë shënojnë ulje

Temperaturat në Kosovë shënojnë ulje

Mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurtëra me diell pritet të mbajë të enjten në Kosovë, njofton Insajderi.com.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se temperaturat minimale do të shënojnë ulje, derisa ato maksimale do të mbesin konstante me ditët e fundit.

Sipas njoftimit, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.

“Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /Insajderi.com