Temperaturat sot do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius

Temperaturat sot do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius

Mot me diell dhe shumë i nxehtë pritet të mbajë edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet se kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit”.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com