Temperatura të larta në dy ditë të ardhshme

Temperatura të larta në dy ditë të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika do të mbesin prezent mbi vendin tonë edhe për dy ditët e ardhshme, duke kushtëzuar mot me diell dhe temperatura të larta, njofton Insajderi.

Vranësirat mund të jenë të dukshme vetëm për gjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet e kthjellët dhe me rreze të diellit.

Në orët e mesditës duhet të kemi kujdes nga rrezet direkt të diellit, për shkak të indeksit të lartë UV. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s./Insajderi.com