
Akademia e Kosovës për Siguri Publike, do të shpenzojë gjithsej 8 mijë e 160 euro për blerjen e gotave të plastikës.
Furnizimin me gota do ta bëj kompania “Pashtriku”, e cila është fituese e tenderit të shpallur nga AKSP, kontratë e cila do të pritet të nënshkruhet me datën 21 të këtij muaji.
Furnizimin me gota të plastikës kompania do ta bëj deri në fund të këtij viti, ndërsa sasia e paraparë për numrin e gotave nuk është bërë e ditur.
Insajderi ka dërguar pyetje në Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike për të kërkuar detaje rreth këtij tenderi.
AKSP ofron trajnime dhe arsim të lartë për të gjitha institucionet e sigurisë publike si për Policinë e Kosovës , Shërbimin Korrektues të Kosovës ,Shërbimin Sprovues të Kosovës , Doganën e Kosovës , Agjencinë e Menaxhimit Emergjent dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
Brenda vitit në AKSP trajnohen nga 12.000 deri në 13.000 mijë zyrtarë të sigurisë publike në trajnime bazë, të avancuara dhe të specializuara. /Insajderi.com