Tension në Komisionin e Ligjeve, opozita përplaset me kryetarin

Tension në Komisionin e Ligjeve, opozita përplaset me kryetarin

Mbledhja e ditës së sotme e komisionit parlamentar të Ligjeve është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ishte deputetja demokrate Dhurata Çupi, ajo që tha se “ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen”.

“Nuk ka asnjë të drejtë të drejtojë këtë Ministri”, ka Çupi.

Ajo kërkoi që edhe kolegët socialistë të reflektojnë për t’i kthyer legjitimitetin vendit, duke i ftuar që të bashkohen në protestën e së shtunës, më 27 maj.

Kjo bëri që kryetari i komisionit Ulsi Manja, të reagojë duke thënë se “Qeveria nuk rrezohet me protesta, por me votë”.

Në replikë ndaj tij, demokrati Edmond Spaho tha se nuk di ndonjë demokraci ku vëllai i ministrit të Brendshëm të ketë vëllanë të dënuar.

“Po ju kërkojmë që për të qenë vendi dinjitoz të japë dorëheqjen ka njerëz edhe në PS edhe te Rilindja që kanë moralin të jenë ministra të Brendshëm, nuk i takon një njeriu me një cen të tillë”, deklaroi Spaho.

Ky qëndrim i tij mori përgjigjen e Ulsi Manjës, i cili e falënderoi për këshillën miqësore.