Po vazhdon protesta kundër xhamisë së madhe në Prishtinë, teksa para pak minutash ka pasur edhe tensionim të situatës.
Një qytetar ka dashur ta pengojë këtë protestë duke thënë se po kundërshtojnë shumicën myslimane.
“95 % besimtarë, qohesh i kundërshton. U prish shkolla ma e vjetër në Prishtinë, s’keni protestu. Tash jeni qu folni për stile. Unë kam dal me i kundërshtu kta, që kanë dalë me e kundërshtu xhaminë. A i keni nxjerrë paret e juve prej gjepi. Ata që nuk e qesin krytë në sexhde s’kanë drejtë me ba propagandë”, iu drejtua ky qytetar organizatorëve të protestës”, ka thënë protestuesi.
Kujtojmë që Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur stilin e xhamisë së re që do të ndërtohet në xhami, ky stil po cilësohet si neo-otoman nga shumë figura publike në Kosovë. /Insajderi.com/