Tentim-grabitje në Prizren, plagosen dy persona

Tentim-grabitje në Prizren, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një tentim-grabitje në një argjentari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, bëri të ditur për Shqip.com se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe se të njëjtit po trajtohen në Emergjencën Rajonale në Prizren.

Osmanollaj tha se të dyshuar për tentim-grabitje janë tre persona, teksa shtoi se Policia është në kërkim të tyre.

“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Janë lenduar dy persona dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”, shtoi ai./Insajderi.com