
Pas një konflikti verbal në mes dy personave, konflikti ka vazhduar në therje me thikë.
Personi i sulmuar ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur të martën në Gjilan, njofton Insajderi.
Rasti është regjistruar nga Policia e Kosovës si tentim vrasje.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin dhe personi i dyshuar është në kërkim. /Insajderi.com