Tentim vrasje dhe grabitje në Podujevë

Tentim vrasje dhe grabitje në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 02:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është sulmuar me mjetë të fortë dhe të njëjtit më pas i janë grabitur një shumë e parave.

Viktima sipas policisë është E. M 22 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar.

I dyshuari i pare, G. A, 19 vjeç, u arrestua pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, dhe  pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër A. H, 19 vjeç u arrestuar sot rreth orës 09:00, dhe është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com