Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e shtënies me armë zjarri drejt tij, gjatë ditës së djeshme në fshatin Isniq të Deçanit, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku tutje thuhet se viktima është plagosur në këmbë nga i dyshuari me të cilin kishin një konflikt të çastit.
Ai është dërguar në spitalin rajonal dhe është duke u trajtuar, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Isniq, Deçan, 21.11.2020 – 15:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull Kos.pasi i njëjti gjatë një konflikti të çastit me viktimën mashkull Kos.ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe është duke u trajtuar, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtj”, thuhet në raport. /Insajderi.com