Tentim vrasje në lagjen Marigona

Tentim vrasje në lagjen Marigona

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar në mëngjesin e sotëm në lagjen Marigona, në Graqanicë për tentim vrasje.

Policia në vend të ngjarjes ka konstatuar se lidhur me këtë rast ka mbetur i plagosur viktima P.G 54 vjeç, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: P. G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar, F. F mashkull, 64 vjeç.

Ndërsa ka konfiskuar një armë zjarri ( revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes(, një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim), një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

“Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com