Tentim vrasje në Mitrovicë

Tentim vrasje në Mitrovicë

Në Mitrovicën e Veriut një person është tentuar të vritet nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shupkvc të Mitrovicës rreth orës 20:00.

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se përderisa ishte duke hyrë në oborrin e shtëpisë me veturë, ka dëgjuar disa të shtëna me armë dhe më pas ka vërejtur se është goditur nga një predhe dera e veturës.

Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është nën hetim. /Insajderi.com