Tentim-vrasje në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Tentim-vrasje në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një i dyshuar për vrasje në tentativë në Komunën e Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se në orët e pasdites së datës 25 tetor 2020, Policia në Mitrovicë, ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një kafiteri të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar H. V., 21 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’. /Insajderi.com