
Dy persona janë lënduar pas një tentim vrasje që ka ndodhur mbrëmjen e 26 dhjetorit në fshatin Raushiq të Pejës.
Derisa vetura ishte në lëvizje është qëlluar më armë zjarri nga persona ende të pa identifikuar nga Policia e Kosovës.
“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës
Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë, ndërsa rasti është duke u hetuar./Insajderi.com