Tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 21:00 ka ndodhur një vrasje në tentativë si pasoj e një mosmarrëveshje, në Prishtinë.

Rasti në polici është raportuar dje, ndërsa thuhet se i dyshuari pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën.

Viktima është dërguar në  QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com