Tentim-vrasje në Prishtinë

Tentim-vrasje në Prishtinë

Në Prishtinë një person ka marrë lëndime trupore pasi ndaj tij është ka qenë cak i një tentim-vrasjeje.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka treguar se ndaj tij është shtënë me armë zjarri.

Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, njofton Insajderi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur tri gëzhoja.

Rasti po vazhdon të jetë nën hetime. /Insajderi.com