
Derisa ishte duke lëvizur me veturë u tentua të vritej me armë zjarri.
Kjo ngjarje ka ndodhur të mërkurën në Prizren, në rrugën “Nora Kelmendi”, rreth orës 20:15.
Nuk raportohet për të lënduar, përpos dëmeve që e shtëna i ka shkaktuar veturës.
Sulmuesi është larguar në drejtim të panjohur.
Ne vendin e ngjarjes kane gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Po ashtu prokurori është njoftuar në lidhje me rastin. /Insajderi.com